MENU
klinika

Lajm i mirë për njerëzimin

Vdes lideri i ISIS/ Meta shpërndan deklaratën e Trump

27.10.2019 - 17:48

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë një video në rrjetin social “Facebook”, nga fjala e kreut të shtetit amerikan Donald Trump, ku ky i fundit lajmëron ndarjen nga jeta të liderit të ISIS, Abu Al Bagdad.

Meta shkruan se ndarja nga jeta e Al Bagdad është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, ndërsa shton se vendi ynë qëndron përkrah Amerikës dhe partnerëve ndërkombëtarë që janë kundër IS në Siri.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!