MENU
klinika

Dëmet nga tërmeti

Veliaj: Gati 51 dosjet e banesave që do të dëmshpërblehen

23.10.2019 - 18:36

Nga Njësia 5 ku nisi turi i konsultimeve publike të buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2020, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se ka përfunduar vlerësimi dhe hartimi i dosjeve të plota për 51 rastet e para të cilat do të kalojnë tashmë për trajtim në Këshill Bashkiak.

“Kemi një lajm të mirë. 51 dosjet e para për dëmshpërblim nga dëmtimet e tërmetit janë bërë gati. Sot kanë ardhur në Bashki. Aldrini i solli nga Këshilli i Qarkut. Ne do t’i fusim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak.

Fakti që një vend modest si Shqipëria, në punë ditësh bën gati 51 dosjet e para dhe tashmë ka filluar themelet e 42 shtëpive të para dhe para 75 vjetorit të Çlirimit ne do kemi gati shtëpitë e para nga tërmeti është diçka që nuk ndodh as në vende shumë të zhvilluara dhe të pasura”, tha Veliaj.

kolana e librave

Kryebashkiaku theksoi se Tirana arriti që t’i përgjigjej në mënyrën më të mirë gjithë emergjencës që solli tërmeti, duke i ardhur në ndihmë kujtdo që pësojë dëmtime, ndërsa evidentoi faktin se shumë nga shtëpitë që u rrënuan sot janë drejt fundit të punimeve për rindërtim