MENU
klinika

Arrestohen disa persona...

Vijon super-aksioni në Vlorë pas kapjes së vëllezërve Basho

17.10.2019 - 12:10

Pas arrestimit të Tesilvan Bashos dhe vëllait te tij, persona të konsideruar shumë të rrezikshëm, policia ka kryer të tjera arrestime në qytetin e Vlorës, ne nje aksion qe ka vijuar edhe ne oret e nates.

Në pranga ranë shtatë persona

Cerciz Velaj 

Enton Likaj 

Daniel Nikaj

Altin Veizaj (shkelzen )

Antonio Veizaj

Marjo Veizaj

Romeo Likaj

Policia ben me dije se ne kuader te operacionit te koduar “Vjeshta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, moren pjese edhe efektivet e Vlorës, Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës. Ndalohen 7 persona e shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Ky operacion është realizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore. Operacioni është përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal kryesisht kundër ”Kultivimit të bimëve narkotike”, por edhe veprave të tjera penale si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, ”Shpërdorimi i detyrës”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe ”Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për arrestimin e shtetasve:

Ç. V, 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

E. L, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë.

D. N, 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë.

A. (Sh) V., 37 vjeç, banues në Vlorë.

A. V., 27 vjeç, banues në Vlorë.

M. V., 22 vjeç, banues në Vlorë.

R. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).

• Janë sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier