28.10.2019 - 10:15
Prej pasdites së djeshme vijon zjarri në pyjet e Devollit, në zonën e Dobërgorës dhe në Nikolicë.
Mësohet se në terren janë 40 punonjës të bashkisë që po vijojnë luftën me flakët me mjete rrethanore, pasi ndërhyrja e zjarrfikëses është e pa mudnur për shkak të terrenit të vështirë.
Ndërkohë që është kërkuar ndihmë nga ajri.
Fatmirësisht nuk rrezikohen banesat për shkak se ato ndodhen në një zonë më të largët.