MENU
klinika

"Frymëzim për demokracitë në mbarë botën"

Vizita e Metës në Japoni, takohet me Nobelisten e Paqes

22.10.2019 - 16:28

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një statusi në “Facebook” bën me dije se ka takuar nobelisten e Paqes Aung San Suu Kyi.

Meta u shpreh se Kyi është një personalitet që frymëzon demokraci në mbarë botën.

foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!

 

Ndërkohë që Presidenti Meta ka takuar dhe Zëvendës Presidentin e Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), z.Junichi Yamada.

Presidenti Meta vlerësoi asistencën financiare dhe teknike të dhënë nga Japonia nëpërmjet JICA, me një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, social, arsimor dhe infrastrukturor në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit shprehu nevojën e rritjes së programeve dhe projekteve të JICA në Shqipëri në bujqësi, arsim, turizëm dhe infrastrukturën urbane, duke i konsideruar ato si pararojë të investimeve të rëndësishme japoneze në ekonominë e vendit tonë.