Flamurtari, pas mbylljes së fazës së parë, është me një këmbë në Kategorinë e Parë. Kjo pas humbjes së sotme 1-3 në Vlorë kundër Vllaznisë.
Ishte një shans i mirë që vlonjatët të merrnin fitoren e parë sezonale, por kanë shpërdoruar dhe tashmë janë në krizë totale, ku vetëm mrekullia mund t’i shpëtojë.
Nga ana tjetër, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë, duke treguar se humbja me Partizanin në Shkodër ishte thjesht rastësi.
Flamurtari-Vllaznia 1-3
34′ Sukaj/ 32′ Kruja, 72′ Krymi, Da Silva 93’
Flamurtari: Moçka, Pjeshka, Zeqaj, Gocaj, Deliaj, Muçollari, Nebihu, Rrapaj (66′ Vrapi), Hoxhaj, Sukaj (60′ Çelaj), Ribaj (77′ Vatnikaj). Trajner: Dritan Sadedini.
Vllaznia: Sherri, Gligorov (70′ Shehi), Malota, Gurishta, Godfrei, Kruja, Krymi, Ramadani, Zogaj (68′ Uenderson), Shtubina, Lika (56′ Bardulla). Trajner: Mirsad Jonuz
Kartonë të verdhë: Deliaj, Ribaj, Vatnikaj / Ramadani, Gurishta
Karton i kuq: Deliaj
Gjyqtar: A. Beqiri
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit