MENU
klinika

8 të shpallur në kërkim

Vrasja e Santiago Malkos/ Krimet e Rënda-‘arrest me burg’ në mungesë

21.10.2019 - 10:08

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e arrestit me burg në mungesë për 8 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Santjago Malkos më 27 gusht të këtij viti në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit të Krimeve të Rënda Behar Dibra, për caktimin e masës arrest me burg për dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë, si dhe për Fatmir Hyseni, nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”.

Ndërkohë, pritet që brenda pak ditësh të vlerësohet masa edhe për Blendi Tetën, i arrestuar po për të njëjtën çështje.

Fillimisht dosja u hetua nga prokuroria e Tiranës, e cila më pas shpalli moskopetencë duke e kaluar dosjen tek Krimet e Rënda.

Ndërkohë një person tjetër që dyshohet të ketë marrë pjesë në vrasjen e Santiago Malkos është edhe Elvis Gaçaj, njërin nga anëtarët e klanit “Duka” në Tiranë, i cili është lënë në burg nga gjykata e Durrësit për armë mbajtje pa leje.

Të shpallurit në kërkim akuzohet për veprat penale vrasje me dashje në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, vjedhja, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.