Manchester City i ka befasuar të gjithë, teksa është mposhtur pasditen e sotme nga Wolves 0-2 brenda në shtëpi.
Adama Traore ishte heroi për miqtë, të cilët gëzojnë edhe Liverpoolin, me “The Reds” që tashmë e shohin veten me tetë pikë më shumë se sa City.
Të besuarit e Guardiolës nuk ishin në ditë të mirë dhe kjo u konfirmua që në pjesën e parë, pasi Wolves arriti të krijonte disa raste për shënim.
Fraksioni i dytë ishte më ndryshe, me “Citizens” që e shtuan dozën e sulmeve, por në momentin që pritej goli i tyre, ishte një kundërsulm vrasës i Wolves që heshti “Etihad Stadium”.
Depërtim perfekt i Raul Jimenez, i cili pason për Adama Traore, me këtë të fundit që nuk gabon përballë Ederson.
Në fundin e takimit, ishte po i njëjti autor, i cili thuajse në të njëjtën mënyrë shënoi përsëri duke mbyllur gjithçka në shifrat 0-2.