Me ftesë të delegacioneve të shteteve të Quintit, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Austrisë, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu informuan pjesëmarrësit e shteteve anëtare të OSBE-së lidhur me procesin zgjedhor të 6 tetorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve npërmejt një komunikate thotë se u përgëzua për administrim shumë të mirë të zgjedhjeve si dhe u konkludua se ky sukses i Kosovës për proceset zgjedhore është një shembull në rajon.
“Kryetarja Daka falënderoi OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme si dhe shtetet e Quintit dhe Austrinë gjitashtu për përkrahjen dhe organizimin e këtij takimi”, thuhet në komunikatën KQZ.