MENU
klinika

A preket kryeministri?

Zgjedhjet në Hungari/ Orban ‘humb’ Budapestin

14.10.2019 - 13:27

Në zgjedhjet komunale në Hungari, opozita ka shënuar fitoren më të madhe në një dekadë, pasi Gergely Karacsony ka larguar nga qeverisja e Budapestit, kandidatin e partisë në pushtetin qendror, Istvan Tarlos.

Kandidatët e opozitës është thënë të kenë shënuar fitore edhe në qytete tjera të mëdha.

Megjithatë ky rezultat nuk do të prekë kryeministrin.

Viktor Orban, i cili po çon përpara politikat për fuqizim të ekonomisë, ka patur një retorikë të ashpër kundër migrimit dhe rritje të pagave.

Partia e Orbanit, Fidesz, vazhdon të ketë përkrahje të madhe në zonat rurale.

Ndërkohë, në Poloni, Partia nacionaliste, Ligji dhe Drejtësia, duket se do të vazhdojë udhëheqësinë, pasi sondazhet tregojnë se në zgjedhjet e mbajtura të dielën, kjo parti ka fituar më së shumti vota.

Një mandat i dytë për këtë parti nënkupton fuqizim të populistëve kundër migrimit në Bashkimin Evropian.

Sondazhet e kryera nga Ipsos kanë treguar që partia Ligji dhe Drejtësia ka fituar 43.6 për qind të votave, Koalicioni Civil i qendrës, 27.4 për qind, një grup që më parë ishte drejtuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Një bllok i së majtës ka arritur të fitojë 11.9 për qind të votave.