MENU
klinika

Shqipëri-Francë në “Arena Kombëtare”

22 mijë vende në stadium, por vështirë të gjesh biletë

05.11.2019 - 20:41

Është shumë e vështirë të gjesh një biletë për ndeshjen Shqipëri-Francë. Jo vetëm kundërshtari, por edhe përurimi i stadiumit “Arena Kombëtare” e bëjnë këtë ndeshjen më të kërkuar në historinë e futbollit shqiptar.

Ndonëse kapaciteti i stadiumit është 22 mijë, kërkesat janë të shumta, duke u krijuar radhë para dyqanit zyrtar të FSHF-së. Thuajse gjithë tribuna qendrore do të jetë me ftesa dhe për gazetarët e shumtë.

Kështu që në tribunën qendrore nuk ka bileta në shitje, por edhe pjesët e tjera të stadiumit është bërë krizë. Nuk është se janë shtrenjtë biletat, që variojnë nga 1 500 lekë në tribunat anësore e deri në 5000 lekë të reja në tribunat kryesore, por kërkesa e madhe.

Biletat po shiten rregullisht në Tiranë, në dyqanin pranë FSHF, si dhe në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërsa në Shkodër biletaria pritet të hapet më datë 13 nëntor, pranë stadiumit “Loro Boriçi”, e në Elbasan është hapur që më datë 4 nëntor.

Ndërkohë, edhe pse presidenti I UEFA-s, Ceferin, ka ftesë zyrtare për të qenë i pranishëm më 17 nëntor, vetë institucioni europian nuk e ka konfirmuar ende stadiumin ku do të luhet Shqipëri-Francë.

Ndoshta këtë do ta bëjë vetëm pas testit që do të bëhet të dielën mes ekipit të femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë. Në stadium thuajse gjithcka është gati, mbetet vetëm ambienti përpara për t’u rregulluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF për “Arenën Kombëtare”

Duka: Vetëm nga forca madhore nuk përurohet