MENU
klinika

Durrës

24-vjeçari përplas këmbësoren, ndërron jetë rrugës për në spital

20.11.2019 - 13:35

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Policia bën me dije se në vendin e quajtur “ish- këneta’, mjeti tip “Ford”, që drejtohej nga 24-vjeçari H. K., ka aksidentuar një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja me iniciale Sh. V., ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Për ngjarjen, policia e Durrësit thotë se ka nisur hetimet, ndërsa shoferi është shoqëruar për të sqaruar me tej rrethanat e aksidentit.