MENU
klinika

Euro 2020, faza play-off

3 milionë euro premio për të mposhtur Kosovën

20.11.2019 - 21:05

Siç dihet, Kosova ka edhe një shans tjetër për të marrë pjesë në Europianin 2020. Dardanët do të ndeshen në fazën play-off, ku nëse fitojnë 2 ndeshje, atëherë janë pjesë e 24 ekipeve të Euro 2020.

Kosova fillimisht do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut, në fushën e kësaj të fundit. Forma e mirë e Kosovës, e treguar jo vetëm në Ligën e Kombeve, por edhe në grupin kualifikues, ka trembur rivalin e parë.

Për këtë qëllim, lojtarëve të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut u është premtuar një shpërblim i majmë parash prej tre milionë euro nga federata nëse arrijnë ta sigurojnë kualifikimin në Euro 2020.

Për ta arritur qëllimi dhe, rrjedhimisht për ta merituar shpërblimin, lojtarëve të Maqedonisë së Veriut, një pjesë e të cilëve janë shqiptarë, u duhet ta mposhtin së pari Kosovën.

maqedonia ekip
maqedonia ekip

Ajo që bie në sy është se kryetari i Federatës maqedonase është pikërisht një shqiptar, Muhamed Sejdini. Por kjo pak rëndësi ka, futbolli është garë, një ndeshje duhet fituar, me premio ose jo.

Cila skuadër fiton mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në finale për vendin në Europian do të ndeshet me fituesin e duelit Bjellorusi-Gjeorgji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN