MENU
klinika

Rënia e Murit të Berlinit

30 vjet pas, festë dhe ‘frikë’ në Gjermani

09.11.2019 - 16:02

Gjermania shënoi 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit që ndau Gjermaninë Lindore dhe Perëndimore, me Presidentin Frank-Walter Steinmeier që falënderoi fqinjët e Evropës Lindore për mundësinë e një revolucioni paqësor.

Rrëzimi i murit, i cili kishte ndarë Lindjen e sunduar nga komunistët dhe Berlinit Perëndimor për gati tre dekada dhe u bë një simbol i Luftës së Ftohtë, u pasua një vit më vonë nga ribashkimi i Gjermanisë në 1990.

“Së bashku me miqtë tanë, ne kujtojmë me një mirënjohje të thellë ngjarjet e 30 viteve më parë,” tha Steinmeier gjatë një ceremonie në Memorialin e Murit të Berlinit në Bernauer Strasse, në të cilin morën pjesë gjithashtu kancelarja Angela Merkel dhe krerët e shteteve nga Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke.

“Pa guximin dhe vullnetin për lirinë e polakëve dhe hungarezëve, çekëve dhe sllovakëve, revolucionet paqësore në Evropën Lindore dhe ribashkimi i Gjermanisë nuk do të ishin të mundura,” tha Steinmeier.

Gjatë ceremonisë të shtunën, presidenti gjerman dhe homologët e tij nga Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Republika çeke vendosën trëndafila në memorial.

Në gusht 1989, rojet kufitare hungareze për herë të parë lejuan njerëz nga Gjermania Lindore të kalonin lirshëm në Austri, duke i hapur rrugën rënies së Murit të Berlinit tre muaj më vonë dhe me të edhe përfundimit të Perdes së Hekurt.

“Demokracia liberale po sfidohet dhe vihet në dyshim,” tha presidenti gjerman. “Kjo është arsyeja pse Gjermania dhe aleatët e saj evropianë u detyruan të luftojnë çdo ditë për një Evropë paqësore dhe të bashkuar me secilin vend që duhet të bëjë pjesën e vet për të kapërcyer dallimet,” shtoi ai.

Mesazhi i tij u bë jehonë nga Merkel në një fjalim të shkurtër “Vlerat mbi të cilat është themeluar Evropa, liria, demokracia, barazia, sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, ato duhet të mbrohen përsëri”, tha ajo.