28.11.2019 - 15:52
Ka shkuar në 42 numri i viktimave të tërmetit katastrofik që goditi vendin mëngjesin e së martës, 26 nëntor.
Është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës. Nuk dihet ende se trupi i cilit prej të pagjeturve ende është gjetur pasi policia e ka rrethuar zonën dhe nuk lejon të afrohet askush.
Babai i 4 fëmijëve që dyshohet se kanë humbur jetën nuk është lejuar të shkojë aty.
Nën rrënoja ndodheshin Ilir Lala, xhaxhai i fëmijëve, person me aftësi të kufizuara, Marjeta Lala, nëna e katër fëmijëve, 3 fëmijët e Marjetës, Emilio dhe Dionis e Dionisa, binjakë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vijon "makthi"
‘Katastrofa e së Martës’, ja zonat e tërmeteve
Ekipet e shpëtimit ende në terren
“Jam gjallë më nxirrni që këtu”
"Të bashkuar deri në rikthim të normalitetit"