MENU
klinika

Kryebashkiaku Arbana: Duhen ende...

45 familje të strehuara në një kalçeto në Shijak

29.11.2019 - 15:44

45 familje, të prekura nga tërmeti janë strehuar në një kalçeto në Shijak.

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka folur nga aty, dghe tha se janë evakuuar banorët të cilëve i rrezikohet shtëpia.

Ai tha se duhen ende batanjet, dysheqet dhe krevatet për shkak të temperaturave të ulëta.

“Situata është nën kontroll. I gjithë stafi është mobilizuar. Në momentet e para më e rëndësishme ishte që të mos kishim të lënduar. E gjithë administrata është vënë në lëvizje për të zhvendosur banorët që i rrezikohen shtëpitë. Në kamp janë rreth 45 familje. Në këtë kamp nevojitet dysheqet, batanijet dhe krevatet. Jemi në kushtet e mira që kemi ushqime për këto banorë. Në Bashkinë e Shijakut pjesa më e madhe nuk duan të largohen”, tha Arbana.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin