Peshëngritësit shqiptarë edhe njëherë tjetër kanë shkëlqyer në garat ndërkombëtare.Bëhet fjalë për Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, që kanë marrë nga 3 medalje të argjendta secili, duke marrë edhe pikë të rëndësishme olimpike për “Tokio 2020”.
Dy shtangistët tanë kanë garuar spt në Gaziantep të Turqisë, ku po zhvillohet turneu ndërkombëtar i peshëngritjes “International Naim Suleymanoglu Tournament”.
Në peshën 73 kg, shtangisti Briken Calja ka marrë 3 medalje të argjendta, duke e mbyllur garën me 146 kg në shkëputje, 184 kg në shtytje dhe 330 kg në dygarësh. Për pasojë, ai ka marrë 3 medalje të argjendta në këtë peshë.
Edhe në peshën 81 kg, shtangisti Erkand Qerimaj ka marrë 3 medalje të argjendta. Në shkëputje ngriti 158 kg dhe në shtytje 193 kg. Në total, 351 kg në dygarësh.