MENU
klinika

Vetëm gjatë 1 viti

700 ton mandarina u eksportuan në vendet e rajonit dhe BE

07.11.2019 - 21:30

Eksportet e agrumeve “Made in Albania” furnizojnë jo vetëm tregun rajonal, Kosovë, Maqedoni e Veriut, por tashmë kanë konsoliduar eksportin e mandarinave drejt vende të BE-së, në Poloni, Çeki, Gjermani etj..

Adilaud Kojdheli, drejtor i zyrës së Ekstensionit Vlorë, bën të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se nga Saranda janë certifikuar 372 trajlera për eksport të mandarinave, gjatë periudhës tetor 2018- tetor 2019. Ndërsa eksporti i mandarinave gjatë kësaj periudhe ka arritur në 700 tonë.

Shqipëria ka një traditë të konsoliduar në prodhimin e agrumeve (portokaj, limona dhe mandarina), të përqendruar kryesisht në zonat jugore bregdetare të vendit.

Sipas Kojdhelit, prodhimi i mandarinave është rritur ndjeshëm këto vitet e fundit.

mandarinat konispol-konica.al

Ato përbëjnë sot rreth 2/3 e sasisë totale të prodhimit të agrumeve në Shqipëri. Nga më pak se 100 ha tokë që ishte e mbjellë me mandarina në vitin 2005, prej të cilave merrej rreth 1000 tonë prodhim, sot sipërfaqja e mbjellë me mandarina është rritur në 800 ha dhe prodhimi ka prekur shifrën e mbi 30 mijë tonëve në vit.

Kojdheli u shpreh se rritja e prodhimit vendas të mandarinave ka tkurrur fort importin e tyre.

Ndërsa Eurostat e rendit Shqipërinë një ndër 10 shtetet mesdhetare në Europë, ku prodhohet portokalli. Vitin e kaluar citon Eurostat, Shqipëria u pozicionua në vendin e 8-të për nga prodhimi vjetor i agrumeve, më mirë se Malta, që ka një sipërfaqe bindshëm më të vogël të kultivimit dhe se Kroacia, vend që ka një klimë aspak favorizuese, si dhe sipërfaqe të vogël kultivimi si rrjedhojë.

“Ndërkohë që kryeson Spanja, Italia dhe Greqia për superprodhimin e agrumeve”, citon agjencia e statistikave të Bashkimit Europian.

  • “Fshati mandarinave”, oferta për punësim.

Në zonën e Konispolit, fermerët kanë krijuar “fshatin e mandarinave”.

Superprodhimi i mandarinave në këtë zonë, jo vetëm që ka angazhuar në punësim mbi 1 mijë fermerë të zonës, por ka çelur vende të reja pune sezonale në pikun e prodhimit, siç është aktualisht stina e vjeljeve.

Në zonën e Konispolit ka 3 pika grumbullimi, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e mandarinës së Konispolit tashmë ka gjetur një shpërndarje mjaft të gjerë edhe në tregjet ndërkombëtare. Synimi i fermerëve dhe drejtuesve vendorë tashmë mbetet shtrirja e prodhimit deri në 6 muaj, shtator-mars, duke kultivuar kultura që i përshtaten zonës së famshme për mandarina.

Ndërsa teknologjitë dhe linjat e reja të ambalazhimit që po implementojnë fermerët në këtë biznes, synojnë të shtojnë standardet dhe eksportet e mandarinave “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë