Ka filluar takimit ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në Kuvendin e Kosovës. Liderët Kurti e Mustafa pritet të vendosin për ndarjen e posteve ministrore dhe çështjen e presidentit.
Albin Kurti njoftoi se nuk do të ketë deklarata dhe pas takimit do të lëshohet vetëm komunikata për medie.
“Nuk ka nevojë të na prisni do ta lëshojmë një komunikatë. Takimet dhe puna vazhdojnë do ta kurorëzojmë se shpejti”, u shpreh Kurti, raporton Ekonomia Online.
Të premten janë takuar grupet punuese të VV-së dhe LDK-së.Ata kanë paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit VV-LDK.
Megjithëse para disa ditësh, Kurti provokoi Mustafën nga Tirana kur tha se Kryeministrat e mëhershëm kanë vjedhur derisa lideri i LDK’së kërkoi të mos bëhen provokime të tilla pasi minojnë çfarëdo bashkëpunimi ndërpartiak.
Sidoqoftë, sot në orën 13, Vetëvendosje dhe LDK pritet t’i ndajnë edhe pozitat qeveritare.
Një ditë më parë, Lutfi Haziri ka thënë se edhe pozita e Presidentit do të denfinohet dhe nuk do ta lënë për më vonë.
Deri më tash, Vetëvendosje përpos pozitës së Kryeministrit pritet të marrë edhe pesë ministri aq ministri sa prite të këtë edhe LDK’ja plus pozitën e Kryeparlamentarit dhe eventualisht të Presidentit.
Partia e Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak: 28. Iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar Qeverinë e re.
Lideri i VV’së ka thënë se ka siguruar votat e pakicave joserbe, të cilat do ta votojnë Qeverinë pa asnjë kushtëzim.
Vetëvendosje për herë të parë pritet të jetë në Qeveri derisa ka dhënë premtime se do të përmirësojë arsimin, shëndetësinë, diplomacinë e ekonominë.