MENU
klinika

Problemet me zemrën...

Aleksandër Vuçiç shtrohet me urgjencë në spital

16.11.2019 - 10:10

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, është shtruar në spital pasi ka përjetuar probleme me zemrën. Lajmi është konfirmuar nga zyra e tij.

Një zyrtar qeveritar që foli në kushte anonimiteti i tha Reuters të Shtunën: “Presidenti tani është i stbilizuar”.

Vuçiç, 49-vjeç, u shtrua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare të premten, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në 2017.

Megjithëse roli presidencial është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga 2012.