MENU
klinika

"Të reflektojmë para poemës së tij"

Ali Asllani “kthehet” në vendlindje

23.11.2019 - 19:43

Ali Asllani, u rikthyer i derdhur në Bronz.

Busti i shtetarit, diplomatit e poetit u vendos në mes të fshatit Vajzë të Vlorës.

I pranishëm, kryeparlamentari Gramoz Ruçi vlerësoi figurën politike të Ali Asllanit duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek modeli i funksionarit publik.

“Nëse dëshirojmë të shërbejmë dhe jo të grabisim le ti referohemi dhe le të lexojmë Ali Asllanin. Nëse dëshirojmë të sundojë ligji, virtyti dhe jo forca e mashtrimit le ti referohemi dhe le të lexojmë Ali Asllanin.”

Deputeti i Zonës, Vullnet Sinaj, vlerat e Ali Asllanit i shprehu përmes poezisë së tij “Hakërrim”, ku vargjet e fuqishme mbeten aktuale për situatën politike edhe sot.

“Ai bashkë me atë që shprehet kundër korrupsionit dhe administratës jep dhe shpresën. Unë i përkas asaj pjesë të politikës që luftoi korrupsionin dhe që shpresoi që përditë në Shqipëri pushteti të jetë vërtet në duart të njerëzve të ndershme. Kjo është një thirrje drejtuar të gjithëve. Kush e ndjen veten që është në administratë dhe e vret ndërgjegjja të reflektojë para fjalëve dhe poemës së Ali Asllanit.”

Në ceremoninë ishin të pranishëm banorë të krahinës, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, intelektualë dhe personalitete të njohur të artit, kulturës dhe politikës.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!