MENU
klinika

"Tregohuni profesionistë"

AMA: Mediat t’i rezervojnë të miturit

28.11.2019 - 13:12

Autoriteti i Mediave Audiovizive këshillon të gjitha redaksitë e mediave që të jenë të kujdesshëm në përcjelljen e informacioneve që lidhen me tërmetet.

Në një deklaratë, AMA kërkon nga gazetarët që mos intervistojnë të mitur të familjeve që kanë pësuar humje të jetëve njerëzore.

“AMA ka evidentuar dhe raste të transmetimeve të përmbajtjeve joetike, sidomos përfshirjen e intervistimeve apo marrjes së opinioneve nga të mitur të familjeve që kanë pësuar humbje të jetëve njerëzore ose lëndime të mëdha nga tërmeti.

Redaksitë audiovizive duhet t’i evitojnë këto raste të nxituara dhe jo profesionale, të cilat ndikojnë në dëmtimin e shëndetit mendor dhe fizik të të miturve dhe krijojnë ngarkesa emocionale të panevojshme në publik”- thuhet në njoftim.

AMA thotë se është rasti që të tregohen më profesionalë dhe me verifikimin e fakteve dhe informatave që përcjellin për ndjekësit e tyre.