MENU
klinika

Dhimbje që zemra nuk ta mbaj

Rrëqeth Ami: Më kërkuan 2 fustane nusërie për varrimin

27.11.2019 - 21:03

Amarda Toska ka ndarë me ndjekësit në Instagram, një moment të trishtë që kaloi sot kur disa klientë në Durrës i bënë një kërkesë të veçantë.

Ata ishin familjarët e Diena dhe Esiela Karanxhaj, 30 dhe 9 vjeç; nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti.
Dy viktimat do të vishen me fustan të bardhë për t’i përcjellë drejt parajsës si dy engjëj.


Statusi i plotë i Amarda Toskës:

Shumë herë kam derdhur lot gëzimi dhe mallengjimi kur kemi përcjellë vajza me fustane nusërie. Kurrë nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot per te bukurat Diena dhe Esiela.

Në filialin tonë në Durrës erdhën disa kliente dhe bënë një kërkesë rënqethëse… Dy fustane nusesh për dy vajza që do i thonë lamtumirë të gjithëve në ditën e varrimit të tyre.

Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti.
Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat.

Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin për tu bërë nuse por për tu bërë engjëj që do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekipet e shpëtimit ende në terren

“Jam gjallë më nxirrni që këtu”