MENU
klinika

Shifra dhe pakte që të lënë gojëhapur

American Express paguan që t’i pranohet karta e kreditit

19.11.2019 - 13:44

American Express Co. dëshiron që më shumë biznese të pranojnë kartën e saj të kreditit. Kështu që po i paguan ata, ndonjeherë në shuma që arrijnë gjysmë milion dollarë.

Kompania po u ofron bonuse rregjistrimi disa bizneseve të cilët nuk pranojnë kartën e saj, në një përpjekje për të arritur rivalët e saj Visa Inc. dhe Mastercard Inc. Pagesat variojnë nga nën $10,000 deri në rreth $450,000.

E njohur më tepër për fokusin e saj tek klientet e pasur më shumë se sa në tregun e masës, AmEx ka një kohe të gjatë që është pas Visa dhe Mastercard në garën për bizneset Amerikane. Në vitin 2018 Visa dhe Mastercard ishin pranuar në rreth 1.3 milion vende më shumë se AmEx, e cila ishte pranuar në reth 10.3 milion vende, kjo sipas Raportit Nilson. Investitoret i kane bërë presion kompanisë të arrijë konkurentet.

Në vitin 2016, AmEx deklaroi se do ta mbyllte distancen në fund të këtij viti. Qysh prej atëhere, qëllimet vjetore në dollare për përfaqësuesit e brendshëm të shitjeve për të rregjistruar tregtarë të rinj, janë rritur me një hap dyshifror, kjo sipas punonjësve të mëparshen dhe të tanishëm të reduktuara, tregtarët që përdorin shërbimin, paguajnë për çdo pagesë me kartë edhe për bizneset më të vogla.

CEO i AmEx Stephen Squeri ka thënë që kompania është në rrugë të mbarë për të arritur qëllimet e saj, por pagesat tregojnë që nuk ka qënë një shitje e lehtë. Bonuse rregjistrimi pa asnjë rrjedhojë tjetër, janë pothuajse të padëgjuara ndonjëhere në biznesin e kartave të kreditit. Ndonjëherë Visa dhe Mastercard paguajnë bizneset që të fillojnë të pranojnë kartat e tyre, por ato para jepen më tepër për të paguar kostot e zhvillimeve teknologjike të pagesave. Shërbimet financiare të kompanisë Discover gjithashtu kompensojnë ndonjëherë bizneset.

Anré Williams, shefi i tregtisë globale dhe shërbimeve të rrjetit tek AmEx tha që kompania i ka ofruar bonuse një numri te vogël biznesesh, përfshirë këtu edhe disa që nuk kishin pranuar të përdornin më parë AmEx. Nxitjet monetare për rregjistrim ishin me qëllim kryesor për të mbuluar kostot teknike dhe të marketingut, tha ai.

AmEx tha qe i ka shtuar kompanisë më shumë se tre milion vende biznesesh qysh prej 2017, kryesish nëpërmjet procesoreve të pagesave nga persona të tretë që marrin pjesë në programin e saj OptBlue. Kompania deklaroi se përfaqësuesit e brendshëm të shitjeve u kanë dhënë bonuse rregjistrimi rreth 133 bizneseve që nga viti 2018.

“AmEx ka marrë një vendim biznesi për të siguruar nxitje strategjike për rregjistrim duke targetuar bizneset me prioritet që bënin rezistence, të cilët përfshijnë një përqindje shumë të vogël të tregtarëve që ne kemi marrë në një vit,” tha z. Williams.

Për më shumë se 20 vjet, Exxcel Gymnastic and Climbing nuk e kishin pranuar AmEx si rrjedhojë e komisioneve të larta te përdorimit, tha bashkëpronarja Tatiana Kamarskaya. Vitin e kaluar, një përfaqesues i AmEx vizitoi palestrën e fëmijëve në Newton, Massachusetts, me një oferte e cila ishte mjaft e mirë të refuzohej: nje bonus rregjistrimi prej $15,000, pa komisione mbi volumet minimale dhe një zotim për të barazuar në komisione Visa-n dhe Mastercard-in.

Pranimi i tregtareve i jep shtysë të dy anëve të biznesit të kartave të AmEx. Ndryshe nga Visa dhe Mastercard, AmEx i bën te dyja; dhënien e kartave të tyre, si dhe menaxhimin e rrjetit në të cilin ata operojnë.

Ndërsa hapsira e tregjeve ka shqetësuar ekzekutivët e AmEx për dekada të tëra, kompania pati një tërheqje/rënie në formën e komisioneve më të larta. Kompania për vite me rradhë e distancoi veten nga rivalet duke u propozuar vetëm konsumatorëve me baza të forta. Biznesi pranoi komisionet e larta të përdorimit nën premtimin që mbajtësit e kartave të AmEx do të shpenzonin më shumë.

Çdo gjë ndryshoi kur bankat e mëdha në rrjetet e Visa dhe Mastercard filluan të promovonin karta me përfitime si përshembull fluturime dhe ndënje në hotel falas. Disa nga shpenzuesit më të mëdhenj të AmEx filluan të përdornin karta të tjera.

Gjatë ditës së investitorëve në vitin 2016, AmEx u zotua ta mbyllte hapësirën brenda vitit 2019. “Në vazhdimesi, një bazë tregtarësh më e madhe do të përkthehet në faturime më të larta, perceptim i përmirësuar i mbulimit dhe një shkallë më e larte përshtatshmërie,” tha CEO i atëhershëm Kenneth Chenault.

Vitin e kaluar, AmEx iu lejoji shitësve të saj të paguanin bonuse deri në $10,000 pa aprovimin e një menaxheri për bizneset, dhe pritet të gjenerojë më pak se $3 milion në komisione vjetore. Kjo shifër më vonë u rrit në $20,000 pavarësisht nga madhësia e tregtarit, kjo sipas një dokumenti të brendshëm të marrë nga Wall Street Journal.

Një zv. President rajonal mund të aprovonte bonuse deri në $100,000.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!