MENU
klinika

Humbja e parë në Prishtinë

Anglia nuk fal Kosovën, Kane vendos rekord

17.11.2019 - 20:03

Kosova ka humbur për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Anglia ka fituar 4-0. Britanikët janë pritur si heronj në kryeqytetin kosovar, teksa mijëra amuj anglezë janë ngritur në ajër nga tifozët vendas.

Ishte Winks ai që ka shënuar golin e parë të ndeshjes pas gjysmë ore lojë. Pas pushimit Harry Kane ka dyshuar rezultatin dhjetë minuta përpara fundit.

Ai është bërë lojtari i parë në historinë e Anglisë që shënon në çdo ndeshje të kualikueseve të Europianit. Golin e tretë e ka shënuar sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ndërsa të katërtin Mason Mount i Chelsea-t.

Kosova renditet në vend të tretë të grupit A, por do të ketë akoma shanse për t’u kualikuar në Europian, sepse do të ketë mundësinë të luajë në play-off për shkak se është renditur e para në grupin e Nations League. Ndërkohë Bullgaria e ka fituar ndeshjen e saj ndaj Cekisë me rezultatin 1-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dardanët luajnë nesër me “Tre Luanët”

Anglezët i bëjnë jehonë mikpritjes kosovare