MENU
klinika

Kur është gati për lundrim?

Anija turistike që lidh Pogradecin me Ohrin dhe Strugën

24.11.2019 - 13:31

Një anije turistike tashmë do të lidh Pogradecin me Ohrin dhe Strugën.

4 vite pas nënshkrimit, marrëveshja do të funksionojë dhe për palën shqiptare. Me një kapacitet prej 150 vendesh anija do të lundrojë përgjatë vijës liqenore nga Pogradeci drejt Maqedonisë së Veriut.

Me Ohrin tashmë nuk do të lidhemi vetëm përmes rrugës, por edhe liqenit.

Një anije me kapacitet prej 150 vendesh ka mbërritur në Pogradec dhe do të lundrojë përgjatë vijës liqenore nga Pogradeci drejt Maqedonisë së Veriut.

Kjo anije turistike shihet nga përfaqësuesit e Bashkisë Pogradec si një mundësi e mirë për ti dhënë tjetër zhvillim turizmit.

Marrëveshja e nënshkruar disa vite më parë funksiononte vetëm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa tani pjesë e kësaj eksperience mund të bëhen edhe turistët shqiptarë.

“Ka rreth 150 vende të ulura. Gjithashtu ofron edhe mundësi për ambiente bari, restoranti, që turistët do kenë mundësi të kalojnë një periudhë jo vetëm udhëtimi, por edhe argëtimi”- tha Paskalino Ziko.

Anija turistike do të nis lundrimet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit