MENU
klinika

"Ndiej shumë dhimbje në kokë, s’marr dot frymë"

Ariana Grande anulon koncertet dhe ka një arsye të madhe

18.11.2019 - 17:05

Ariana Grande është një nga këngëtaret më të famshme e të ndjekura në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo i ka shqetësuar fansat e saj teksa ka lajmëruar se për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, i duhet që të anulojë disa nga koncertet që kishte planifikuar.

Bëhet fjalë për turin që ajo ka nisur prej disa kohësh të quajtur ‘Sweetener/Thank You, Next’. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram.

091540762 4b011c8c 657b 490f 9735 A55b1ead367c

“Përshëndetje të dashurit e mi, jam akoma shumë sëmurë. Kam qenë sëmurë që prej shfaqjes së fundit në Londër. Nuk e di si është e mundur por ndiej shumë dhimbje në kokë. Mund të këndoj pa problem, por ndiej shumë dhimbje dhe e kam të vështirë të marr frymë gjatë performancës.

Nuk e di se çfarë po ndodh momentalisht me trupin tim, ndaj më duhet pak kohë”, shkruan këngëtarja në postimin e saj në “Instastory”.