MENU
klinika

"I ranë tullat në kokë, ka dëmtim truri"

Babai i lutet qeverisë t’i dërgojë vajzën për mjekim në Itali

28.11.2019 - 09:09

Familja Biqiku është ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bashkëshortja dhe njëra nga dy vajzat, Sabina kanë pësuar fraktura në kokë, këmbë, e duar. Ndërsa vajza e vogël tjetër e familjes, Xhesika ndodhet në reaminacion.

Asaj i kanë dalë letrat për tu dërguar për mjekim në Itali por ende nuk është zyrtarizuar. Baba i 20-vjeçares me lot në sy i kërkoi qeverisë që të dërgojë vajzën për mjekim jashtë vendit.

Ilia Biqiku tha se vajza ka marrë dëmtime në tru pasi i kanë rënë tullat në kokë.

“I lutem qeverisë dhe Edi Ramës të ma dërgojë vajzën në Itali sepse këtu nuk bëhet ka shumë dëmtime në tru, dje erdhën doktorët italianë dhe po i rrinë tek koka”– tha babai i vajzës, Ilia Biqiku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet më të fundit minutë pas minute

Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, 47 viktima

E zbulon sateliti Sentinel-1 i ESA-së

Tërmeti e ka ngritur Durrësin me 10 centimetra!