MENU
klinika

Çfarë do të diskutohet?

Ambasadorët ‘mësyjnë’ Lulzim Bashën

12.11.2019 - 16:03

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike, për tu takuar me kryedemokratin, Lulzim Basha.

Mësohet se në takim është edhe ambasadori Gjerman në Tiranë, ai i Britanisë së Madhe dhe e ngarkuara me punë e ShBA, Leyla Moses-Ones.

Ende nuk është bërë e ditur tema për të cilën do të diskutohet.

Takimi është bërë në kulmin e tensioneve në kryeqytet mes IKMT-së dhe banorëve të Astirit.

Ndërkohë që kujtojmë se shpesh i është bërë thirrje opozitës për zbatimin e reformës zgjedhore.