MENU
klinika

Opozita dhe Presidenca në një tryezë?

Basha i kthen përgjigje ftesës së Metës për diskutim

17.11.2019 - 12:50

Opozita i ka kthyer përgjigje pozitive  ftesës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me situatën politike, Reformës në Drejtësi dhe konstituimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përgjigja është pozitive, por se kur do të zhvillohet takimi nuk është vendosur ende.

Në ftesën drejtuar Bashës dhe për dijeni dhe të krerëve të partive të tjera pjesë e opozitës së bashkuar, Meta kërkonte që takimi të mbahej mundësisht para ditës së mërkurë, datë 20 nëntor.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka ftuar për një takim edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur, Soros.

Gjithashtu Presidenti pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit.

Ditën e hënë kreu i Shtetit pritet të dorëzojë në prokurori dhe kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.