MENU
klinika

Kushtet

Basha kthehet në Thumanë: … shpresa se do të dalë gjallë

26.11.2019 - 22:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi në Thumanë kampin e improvizuar, ku do të qendrojnë banorët e pastrehë të Thumanës. Kampi është ngritur në fushën e futbollit të qytetit.

Basha u interesua për kushtet e të pastrehëve, të cilët janë edhe në gjendje të rëndë emocionale dhe psikologjike.

Bashkë me Sekretari e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dhe drejtues lokalë të PD, kreu i opozitës u kthye sërish tek pallatet e shembura, ku vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit në rrënoja. Duke falenderuar ekipin që kryen këtë operacion humanitar dhe gazetarët që po informojnë drejt publikun për fatkeqësinë natyrore, zoti Basha i inkurajoi të gjithë ata që punojnë për të nxjerrë njerezit nga rrënojat.

“Kemi shpresë që një djalë 25 vjecar të dalë gjallë. Dua të falenderoj edhe mediat për mbulimin që keni bërë, të gjithë si një familje e madhe së bashku do ta kapërcejmë, lutjet e mia janë për ata që janë nën rrënoja”, – tha Basha.

I pyetur për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme Basha tha se i ka bërë thirrje dy herë qeverisë, por tani nuk është momenti për të drejtuar gishtin.

“Dy herë i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por sot nuk është dita për të drejtuar gishtin. Edhe njëherë dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari të ndihmojnë sa të munden. Falenderoj të rinjtë që kanë sjellë ushqime dhe batanije për personat e prekur, si dhe Aleancën për Tetarin, që ka sjellë ndihmat nga Tirana”- tha kreu i demokratëve.

Nga Lutfi Dervishi

Burg, burg, burg….

“Do keni paga të ngjashme ose më të mira sesa në Greqi“

Rama fton emigrantët të kthehen në Shqipëri

“Po të ishte e vërtetë s’do të ishin ‘prerë kokat’ nga radhët e PS”

Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Rama u përgjigjet kritikëve

“Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel”

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE!