MENU
klinika

“Të urrej, ti më more Lorikun”

Bashkëshortja e Canës zihet ngushtë nga ndjekësja, habit me…

15.11.2019 - 18:30

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij, Monika, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Monika është në pritje të një vajze dhe që tani ia kanë vendosur emrin.

Ditën e sotme, gruaja e Lorikut ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me fansat e saj në “Instagram”, të cilët kanë qenë mjaft kuriozë për gjëra të ndryshme. Ajo u ka kthyer përgjigje ndjekësve në lidhje me shtatzëninë dhe jo vetëm.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një shkrim i revoltuar nga një ndjekëse. Duke ofenduar Monikën ajo i shkruan: “Ti ma more Lorikun tim, të urrej, mendoj se Zoti një ditë do të të jap një jetë të keqe, ti më bëre të qaj”.

Bashkëshortja e Canës ka ruajtur qetësinë dhe i është përgjigjur ndjekëses duke i dhënë madje shpresë se “jeta e saj do jetë më e bukur”. “Shpresoj që jeta jote të jetë më e mirë se kaq. Mrekullitë ndodhin”, u përgjigj Monika.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën