MENU
klinika

Bundesliga, java 13

Bayern Munchen, “harakiri” në “Allianz Arena”

30.11.2019 - 20:28

Një humbje që mund të kushtjë shumë. Bayern Munchen jo vetëm që nuk e ka shfrytëzuar ndalezën e Dortmund, por ka shkuar më keq, teksa është mposhtur në shtëpi 1-2 nga Leverkusen.

Bayern Munchen e nisi keq përballjen e sotme, teksa është gjendur në disavantazh në minutën e 10-të. Një kundërsulm i shpejtë ka sjellë dhe golin e “Aspirinave”, me autor Leon Bailey, i cili la pa asnjë shans reagimi Manuel Neuer.

Bayern Munchen barazoi shifrat 1-1 ndaj Leverkusen në minutën e 34-të me anë të Muller, por vetëm dy minuta më vonë, ishte përsëri Leon Bailey, i cili heshti “Allianz Arenan”.

Kundërsulm magjik i “Aspirinave”, të cilëve i mjaftojnë vetëm tre pasime për të shkuar te goli. Wendel pason për Bailey, me këtë të fundit që bën një kombinim me Volland dhe në fund nuk zhgënjen, 1-2 për Leverkusen.

Bayern u përpoq gjatë gjithë pjesës së dytë, të paktën për të shmangur humbjen, krijoi raste si kurrë më parë, por topi nuk ishte e thënë të hynte edhe kur miqtë mbetën me 10 lojtarë (Tah 81’).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN