Nëse ka ndonjë skuadër perfekte në eliminatoret e Euro 2020, ajo është Belgjika, me 9 fitore në 9 ndeshje, me 34 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Edhe Italia ka 9 fitore, por jo me golaverazhin e Belgjikës.
Belgjika ka dhuruar spektakël edhe sot në ndeshjen ndaj Rusisë, duke mposhtur vendasit 4-1 në “Gazprom Arena” të St.Petersburgut.
Pritej të ishte një ndeshje më e vështirë për belgët duke parë nivelin e ekipit rus, që ka shkëlqyer në botërorin e fundit, por vëllezërit Hazard me shokë kanë qenë të papërmbajtshëm, duke gjetur rrjetën plot katër herë.
Ishte Thorgan Hazard ai që zhbllokoi rezultatin përpara se Eden të dyfishonte dhe të trefishonte përpara fundit të pjesës së parë. Ndeshja kishte përfunduar që në 45 minutat e para, ndërsa në të dytën ishte Lukaku ai që ka shënuar golin e “pokerit”.
Rusët kanë gjetur golin e nderit në fund të sdës me Dzhikiya. Belgët e kanë siguruar tashmë kreun e grupit, po ashtu rusët vendin e dytë, kështu që kjo ishte më tepër një ndeshje miqësore.
Uellsi ka fituar 2-0 ndaj Azerbajxhanit në “Bakcell Arena” të Baku-së, duke u ngjitur në vend të tretë të grupit E, një prej grupeve më të fortë të kualikueseve. Me një ndeshje të mbetur, katër skuadra luftojnë për dy vende kualifikuese.
Kazakistani ka fituar 3 1 ndeshjen ndaj San Marinos, por mbetet në vend të parafundit, ndërsa vendasit vazhdojnë ecurinë pa asnjë pikë të vetme në këto kualikuese.
Sllovenia ka fituar 1-0 ndaj Letonisë me autogolin e Tarasovs në pjesën e dytë. Sllovenët tani janë ngjitur në vend të tretë, por do të jetë tepër e pamundur për të parakaluar Austrinë, e cila ka një ndeshje më pak dhe dy pikë më tepër.