Kanë përfunduar ndeshjet e javës së tetë në Kategorinë e Parë. Bie në sy humbja e Korabit në Grupin A (Veri), teksa Egnatia ka fituar 1-0 në shtëpi përballë dibranëve, që nuk humbnin që nga java e parë.
Ka fituar Besëlidhja 2-0 ndaj Dinamos dhe lezhjanët tashmë shohin për nga kreu, teksa barazohen me krutanët në renditje, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak, që do të luhet nesër me Erzenin.
GRUPI A
Veleçiku- Burreli 1-1
Toma 90′ / 73′ Beci
Besëlidhja- Dinamo 2-0
22′ Sheta, 41′ Dordeviç
Tërbuni – Shkumbini 1-1
76′ Metani/ 69’ Xhio
Egnatia – Korabi 1-0
3′ Da Costa
Kastrioti – Erzeni (nesër)
Dinamo duket se është abonuar me humbjet dhe vetëm mrekullia mund të shpëtojë ekipin legjendar, që nga java në javë po afrohet më Kategorinë e Dytë.
Në Grupin B (Jug) spikat fitorja 3-1 e Lushnjës përballë Turbinës së Cërrikut. Me këtë sukses, lushnjarët shkëputen në krye, me 18 pikë. Po me këtë rezultat ka fituar edhe Pogradeci ndaj Besës.
GRUPI B
DEVOLLI-APOLONIA 1-2
Da Mota 66′ / Hysenshahaj 3′ , Andoni 44′
ORIKU-SHËNKOLLI 1-1
Dhrami 71′ / Kuje 90+2′
ELBASANI-ILIRIA 3-1
Dushaj 21′, Hyshmeri 66′ (p), Nuri 71′ / Haxhiu 8′
LUSHNJA-TURBINA 3-1
Gjyla 9′ , Canka 28′, Sulkja 76′ / Roshi 63′
POGRADECI-BESA 3-1
Topllari 16′ , Alillari 44′, Shyti 46′ / Cara 61′
Gjithashtu 3-1 fiton edhe Elbasani përballë Ilirisë së Fushë-Krujës dhe tashmë verdheblutë kanë shanse për të mbijetuar. Fiton edhe Apolonia, duke mposhtur Devollin në transfertë 1-2. Fierakët ende nuk janë shfaqur pretendentë për këtë fazë.