MENU
klinika

"Dejtuesi fuqiplotë i operacioneve pas tërmetit"

Bledi Çuçi: Puna ka nisur, ja faza e re pas kërkim-shpëtimit

29.11.2019 - 15:12

Bledi Çuçi, i ngarkuari i Edi Ramës si drejtuesi fuqiplotë i operacioneve për fatkeqësinë natyrore të shkaktuar nga tërmeti, ka dhënë mesazhin e parë për punën e nisur tashmë nën drejtimin e tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministri i Bujqësisë thekson se ka nisur puna me strukturat dhe autoritetet për përmbushjen e detyrave të përcaktuara nga kryeministri Rama.

Çuçi thekson se operacioni i kërkim-shpëtimit po shkon drejt fundit dhe po përgatiten të nisin fazën e re, që kërkon angazhimin maksimal të të gjitha strukturave, dhe që ka të bëjë me vlerësimin e gjendjes së godinave.

“Fill pas mbledhjes së qeverisë sot, ku më është ngarkuar nga Këshilli i Ministrave koordinimi i grupit të menaxhimit të krizës së shkaktuar nga tërmeti në qarkun e Durrësit, kemi nisur punën me strukturat dhe autoritetet që po ndjekin hap pas hapi në terren situatën e vështirë dhe përmbushjen e detyrave të përcaktuara nga Kryeministri. Falë përpjekjes së madhe të ekipeve të emergjencave nga brenda dhe jashtë vendit, operacioni i kërkim-shpëtimit po shkon drejt fundit.

foto galeri

 Tani po bëhemi gati të nisim një fazë të re, po aq të vështirë sa kërkim-shpëtimi dhe që kërkon angazhim maksimal të të gjitha strukturave. Grupe të përbashkëta pune me inxhinierë dhe teknikë shqiptarë e të huaj do të bëjnë vlerësimin e gjendjes së godinave, izolimin e tyre sipas rastit dhe përllogaritjen e të gjitha dëmeve. Ky proces i paraprin përpjekjes tjetër të përbashkët për rindërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti shkatërrimtar dhe strehimin e të gjithë banorëve”, shkruan Çuçi.