MENU
klinika

Cila është rrugëdalja?

“Bota do vazhdojë të vuaj nëse japim zgjidhje afatshkurtër”

25.11.2019 - 14:13

Bota mund të ketë një problem më të madh se sa nje recesion/rënie potenciale

Ekonomia globale ka ngecur në një vazhdë dhe nuk do të dalë prej saj përveçse kur qeveritë të revolucionalizojnë politikat e tyre se si ato investojnë, dhe jo thjesht të shpresojnë tek një përmirësim ciklik, tha Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Pikëpamjet e fundit dhe recetat për politika më të mira nga grupi i cili e ka bazën në Paris shënojnë një hap përtej paralajmërimeve të tij të vazhdueshme për sa i përket kërcënimeve nga rritja e tensioneve Sh.B.A – Kinë, investimet e dobta si dhe rrjedha e tregëtisë po aq e dobët.

Këto qëndrojnë, por gjithashtu sinjalizohet për më tepër sfida sistematike nga ndryshimi i klimës, teknologjia dhe nga fakti që lufta tregtare është thjesht pjesë e një zhvendosje më të madhe në rendin global.

Për shefin ekonomik të OECD Laurence Boone, shqetësimi qëndron se bota mund të vazhdojë të vuaj në dekadat e ardhshme nëse autoritetet ofrojnë rregullime afatshkurtra fiskale dhe monetare si përgjigja e vetme.

Pritshmërite nuk janë edhe aq të mira.

Ekonomia botërore parashikohet të rritet me vetëm 2.9% vitin e ardhshëm.

“Shqetësimi më i madh… është se keqësimi i perspektivës vazhdon i pandalur, duke reflektuar ndryshime strukturore të paadresuara më tepër sesa goditje ciklike”, tha Boone. “ Do të ishte një gabim politikash të konsiderosh këto zhvendosje si faktorë të përkohshem të cilët mund të adresohen me politika monetare dhe fiskale “ato jane strukturore”.

Pesimizmi përreth problemeve me rrënjë të thella në ekonominë globale, ka dallim të theksuar me sinjalet më pozitive dhe në ngritje që vijnë nga tregjet financiare, ku investitoret po vënë bast gjithnjë e më tepër mbi një zhvillim pozitiv vitin tjetër që varet nga kthesa e fundit të diskutimeve mbi tregtinë.

Morgan Stanley sheh një rritje globale qysh herët vitin e ardhshëm, edhe pse risqet janë përsëri duke dhënë drejtim në rënie, ndërsa Goldman Sachs tregon se lajmet më të mira mbi politikat së fundmi, do të thotë që zvarritja e rritjes botërore duhet të zbutet. OECD e sheh rritjen globale të ngecur tek 2.9% kete vit si dhe vitin tjetër, dhe duke u rritur shumë pak deri në 3% në vitin 2021. Ajo e uli parashikimin e saj për vitin 2019 për sa i përket Sh.B.A në 2.3 nga 2.4 që ishte më parë, dhe në vitin 2020 e la tek 2%.

Në tregti/shkëmbime, OECD tha se rreziku i tensioneve në rritje është një “shqetësim serioz”. Më tepër merak, edhe nëse kufizimet e fundit të kthehen mbrapsht, pasiguritë mund të mbeten përsëri. Kjo do të rëndojë mbi rritjen e investimeve të biznesit në ekonomitë kryesore të avancuara, nga të cilat OECD pret një ngadalësim në reth 1.25% në vit nga 2% që ishte në vitin 2018.

“Sfidat e ngulitura të tregtisë dhe investimeve do të thonë që qeveritë duhet patjetër të bëjnë ndryshimet më të thella përtej kthimit pas dhe uljes së tarifave të dy viteve të fundit. Kjo mund të thotë përditësimin e rregullave globale dhe uljen e subvencioneve me efekte dëmtuese në tregti”-  tha OECD.

Ajo nxit nje rimendim të thellë mbi politikat ambjentale mes zjarreve e pyjeve në Australi dhe përmbytjeve në Venecia që disa i lidhin me ndryshimet klimatike. Reagim i ashpër kundër ndotjes karbonike ka çuar në lëvizje protestash si për shembull “ turpi mbi fluturimet”.

“Përtej sesi ngjarjet klimaterike e dëmtojnë ekonominë, sesi qeveritë përshtaten me rregullatore dhe sesi ato përgjigjen ka gjithashtu një impakt. Pa patur politika të qarta mbi çështjet si për shembull taksa e karbonit, vonesat në investimet e biznesit kanë “rrjedhoja të tmerrshme për zhvillimin dhe punësimin”– tha Boone.

Ndërsa sitmujt fiskalë mund të sigurojnë një shtysë afatshkurter, OECD tha se fokusi duhet të qëndrojë në aspektin afatgjatë, siç mund të jetë nëpërmjet fondeve të investimeve të dedikuara.

“Situata qëndron e brishtë në thelb, dhe ndryshimet strukturore janë të frikshme. Ekziston një dritare mundësie unike për të mënjanuar stanjacionin i cili do të dëmtonte shumë njerez, rivendos sigurinë në tregje dhe investo për të mirën e të gjithëve.”– tha Boone.

Guvernatori takim me ekipin e Bankës Botërore

Çfarë garanton anëtarësimi i vendit në SEPA?

“Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë!”

Rama: Dy bonuse në vit për pensionistët

Rroga mesatare në sektorin privat ka vijuar të rritet, por…

Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”!