Vendimi për dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese të votuara nga Kuvendi në seancën e shkuar është botuar sot në Fletoren Zyrtare.
Bëhet fjalë për kandidaturën e Elsa Toskës dhe Fjona Papajorgjit, të cilët u propozuan si kandidatura nga Kuvendi i Shqipërisë dhe u votuan në seancën plenare nga deputetët e maxhorancës dhe opozitës së re.
Bashkë me këto dy kandidate është quajtur si e miratuar edhe kandidatura e Arta Vorpsit.
Kjo e fundit nuk është votuar në Parlament, por është shpallur si fituese pasi renditej e para në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Ditën e sotme Vorpsi ka kryer betimin para noterit, ndërkohë që Presidenti Meta ka dekretuar kandidaturën e Marsida Xhaferrllarit për këtë post.