MENU
klinika

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”

Brenda apartamentit të Majk, të arreduar plot shije dhe…

20.11.2019 - 18:08

Majk është një ndër emrat më të njohur të muzikës, i cili ka korrur sukses të madh prej vitesh dhe numëron dhjetëra hite.

Tepër aktiv në rrjete sociale, reperi ka mbledhur mijëra fansa në llogarinë e tij në Instagram, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria.

Edhe më herët ai na kishte treguar kënde të shtëpisë së tij, ndërsa ditën e sotme ka vendosur të na japë një pamje të plotë të dhomës së ndenjes.

Majk publikoi një foto me përshkrimin “shtëpi e ëmbla shtëpi”, ndërsa ne na bëri përshtypje arredimi plot shije i apartamentit të reperit.

Në shtëpi janë përdorur ngjyrat e ngrohta, por mbizotërojnë më shumë ngjyra blu dhe e verdhë.

Majk ka zgjedhur dy telajo me portretin e një vajze, të varura në mur, ndërsa dhoma është e mbushur me dritë.