MENU
klinika

‘Transformim në sistemin penitenciar’

Burgjet/ Ndryshojnë 24 drejtues

09.11.2019 - 17:11

Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar 24 drejtues të burgjeve në vend në kuadër të një reforme të thellë në sistemin penitenciar.

Reforma ka si qëllim forcimin e sigurisë në burgje dhe rritjen e performancës së policisë së burgjeve.

Rokadë në drejtimin e burgjeve në vend. Ministria e drejtësisë ka ndryshuar sëfundmi 24 shefa të policisë në institucionet e sistemit te ekzekutimit te vendimeve penale nga veriu në jug.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, sistemi penitenciar i është përfshirë një transformimi të thellë, në kuadër të një masterplani të prezantuar në muajin gusht të këtij viti nga dikasteri i drejtësisë dhe që po zbatohet në të gjitha IEVP në vend.

Kjo reformë ka si qëllim rritjen e masave të sigurisë në burgje dhe përmirësimin e përformancës në këto institucione.

24 emrat e rinj të efektivëve në drejtimin e burgjeve në vend i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin.

Nga kjo lëvizje, i vetmi drejtues që nuk është prekur është drejtori i përgjithshëm i policisë Bardhyl Kacorri i cili vijonë të jetë ende në detyrë.

  • Lista

Ali Demi- Mimoza Rumano

Spitali Burgjeve- Elona Prespa

Jordan Misja- Nikolin Gjonpali

Mine Peza- Ferdinand Preçi

Vaqarr- Agim Tafaj

Durrës- Gëzim Gjoni

Kavajë- Mina Velo

Krujë- Lulzim Haxhia

Fushë Krujë- Fatos Dosti

Burrel- Kadri Koxha

Lezhë- Zydi Katroshi

Kukës- Mentor Rada

Tropojë- Selim Selimaj

Shkodër- Tofik Sinani

Korçë- Altin Gusho

Elbasan- Fatjom Sadiku

Peqin Hysni Ndreu

Rrogozhinë- Fatmir Kacelli

Lushnjë- Syrja Malasi

Fier- Bashkim Meçe

Berat- Ilia Papa

Tepelenë- Het’hem Llapi

Vlorë- Lefter Shehu

Sarandë- Artur Musta