MENU
klinika

Dhe paska një arsye të fortë

Capital T “braktis përgjithmonë” rrjetet sociale

14.11.2019 - 11:59

Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Capital T, po shijon suksesin e madh teksa karriera e tij është në majë.

Pas koncertit gjigant në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë, reperi po përgatitet të sjellë një album të ri në fillimin e vitit 2020 si dhe po punon për këngë të tjera.

Vetëm disa ditë më parë, ai lançoi projektin e ri me Majk, të titulluar “Hala”, ndërsa tashmë e ka gati edhe një tjetër këngë.

Kapo do ta xhirojë videoklipin e këngës së re në Gjermani, ndaj kjo është një arsye që reperi të tërhiqet paksa nga rrjetet sociale.

Ai lajmëroi fansat e tij në InstaStory se për disa ditë s’do të jetë aktiv, për të sjellë shumë shpejt hitin e radhës.

“Kërkoj falje që s’kam qasje në asnjë mjet komunikimi këto ditë, sepse do jem me xhirime për projektin e radhës. Këngën po e dini cilën. Shihemi së shpejti.”- shkruan Kapo në postim.