Numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka vizituar së bashku me zyrtarët e FSHF-së dhe forca të shumta sigurie kompleksin “Shtëpia e Futbollit Shqiptar”, që po ndërtohet në ish-kompleksin “Dinamo”.
Pritet që ky kompleks të përfundojë pas 2 vitesh. FSHF-ja ka publikuar një video në rrjetet sociale, teksa shihet Ceferin që po inspekton punime.
Kujtojmë që numri një i UEFA-s do jetë prezent në ceremoninë e inaugurimit të stadiumit të ri.
PROGRAMI I PUBLIKUAR NGA FSHF
12:30- Presidenti Ceferin dhe delegacioni tij takohet ne Kryeministri me z. Edi Rama
13:00 – Vizita e Presidentit Duka dhe Presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin, në Shtëpinë e Futbollit
14:00 – Drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror
18:00-18:30 / Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s nga ana e Presidentit të Republikës
18:40 – Vizitë në muzeun e stadiumit
19:00-19:30 – Konferencë zyrtare për shtyp e Presidentit Duka me Presidentin Ceferin
19:40-20:20 – Ceremonia inauguruese e stadiumit dhe fjalimet e Presidentit Duka, Presidentit Ceferin dhe Kryeministrit Rama