MENU
klinika

Ndeshjet e katërta në grupe

Champions, statistikat dhe shifrat e sfidave të sotme

05.11.2019 - 11:52

Sonte do të luhen ndeshjet e katërta në 4 grupet e Champions League. Mbrëmjen do ta hapin dy ndeshje të orës 18:55, Barcelona-Slavia Prague dhe Zenit-Leipzig, ndërsa në orën 21:00 spikat Dortmund-Inter.

GRUPI F

Të pamposhtur në shtëpi në Champions League UEFA (UCL) që nga shtatori 2013 (30 fitore e 3 barazime), Barcelona është superfavorite për të bërë tre fitore rresht në Grupin F.

Në rast fitoreje, Barcelona është me një këmbë në fazën tjetër dhe do t’i mjaftonte një fitore ose dy barazime për të kaluar pas ndeshjes me Slavia Prague.

Slavia Praga nuk ka fituar një ndeshje në fazë të grupeve, por nuk ka pësuar më shumë se dy gola këtë sezon në tri ndeshjet e para dhe përballë Barcelonës është një tregues i mirë.

Dortmund-Inter

Fitorja 2-0 e Interit në takimin e parë ishte fitorja e parë në më shumë se një vit. Katër fitoret e fundit të Dortmundit në shtëpi në UCL i kanë sjellë saktësisht tre gola gjatë pjesës së dytë.

Kjo sfidë është pa favoritë, ndoshta pak gjermanët për shkak të fushës, por Conte di të mbrohet mirë dhe kundërsulmojë rrezikshëm. Kush fiton sonte, do të jetë pretendenti numër 2 për të kaluar grupin pas Barcelonës.

GRUPI E

Napoli hyn në fushë ndaj Salzburg si i pamposhtur në tetë nga dhjetë lojërat e tyre të fundit. Për më tepër, Napoli është i pamposhtur në pesë ndeshjet e tyre të fundit në Champions.

Në të vërtetë këtë sezon, Salzburgu ka shënuar 3+ gola në dhjetë nga 13 ndeshjet e tyre më të mira udhëtuese në Austri, dhe dy nga dy ndeshjet e tyre në Champions.

Milik ka shënuar tre nga katër golat e fundit të Napolit, me dy që vijnë në shtesë. Ndërkohë, Erling Braut Håland i Salzburgut është lojtari i parë që shënoi gjashtë gola në tri ndeshjet e tij të para në Champions.

Liverpool-Genk

Pasi fitoi ndeshjen e vajtjes 4-1, Liverpool është përsëri favorit për të mposhtur Genk. Të Kuqtë kanë një rekord historic kundër skuadrave belge: 11 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Liverpool është i pamposhtur në 23 ndeshje shtëpiake evropiane dhe ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në Anfield

Genk janë pa fitore në 15 ndeshje të fazës së grupeve të UCL përpara këtij udhëtimi marramendës. Në përgjithësi, Genk ka arritur të shënojë të paktën një gol në 31 nga 33 ndeshjet e tyre të fundit evropiane, por mbrojtja është një shqetësim kryesor.

GENK, BELGIUM – Wednesday, October 23, 2019: Liverpool’s Alex Oxlade-Chamberlain during the UEFA Champions League Group E match between KRC Genk and Liverpool FC at the KRC Genk Arena. (Pic by David Rawcliffe/Propaganda)

GRUPI G

Zenit ka humbur vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të tyre në shtëpi në Champions, por humbi në përballjen e parë direkte me Leipzig, edhe pse shënoi i pari.

Leipzig vendosi rekord në historinë e klubit të vet, duke fituar 8-0 ndaj Mainzit në fundjavë dhe ishte gjithashtu ndeshja e tretë radhazi në të cilën Leipzig shënoi pas minutës së 85-të.

Lyon-Benfica

Është një përballje direkte, kush fiton, ka më shumë shanse për kualifikim. Benfica fitoi 2-1 ndeshjen në Portugali dhe hyri në lojë për të kaluar grupin.

Benfica ka humbur vetëm tre nga 16 ndeshjet e fundit të shtëpisë së tyre me skuadrat franceze, duke shënuar të paktën dy herë në dhjetë raste.

GRUPI H

Chelsea-Ajax është sfidë direkte, pse jo, edhe për kreun e grupit. Blutë e Londrës fituan në Amsterdam, por sonte do të jetë histori tjetër. Holandezët kanë surprizuar edhe kundërshtarë më të fortë.

Chelsea ka shënuar tre gola ose më shumë në pesë nga 11 ndeshjet e fundit të tyre evropiane. Londinezët nuk kanë pësuar gol dy nga tetë ndeshjet e mëparshme garuese në shtëpi.

Në tetë ndeshjet e tyre të mëparshme konkurruese në të gjitha kompeticionet, Ajax ka mesatarisht 2.63 gola për ndeshje. Me pak fjalë, pritet një ndeshje me gola.

Valencia-Lille

Valencia mund të përfitojë nga përballja e dy rivalëve, por duhet patjetër të mposhtë francezët, që në këtë kompeticion janë modestë, por gjithsesi, arritën të barazojnë 1-1 në fund ndaj Valencias në Francë.

Valencia jo vetëm që është favorite për ndeshjen e sotme, por specialistët parashikojnë një fitore me shumë gola, pasi Lille ka probleme në mbrojtje. Barazimi u bën pak punë të dyja skuadrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN