09.11.2019 - 15:28
Chelsea ka vijuar me serinë e fitoreve në Premier League, e gjashta radhazi, duke fituar 2-0 ndaj Crystal Palace. Një sukses që i ngjit në vend të dytë Blutë e Londrës, duke I bërë presion Liverpool-it në krye.
Vendasit kanë vuajtur në pjesën e parë, edhe pse kanë pasur disa raste shënimi. Në të dytën, është Abraham ai që zhbllokon shifrat në 52’ dhe kështu ekipi luan akoma më mirë.
Por ai që do të qetësonte më shumë trajnerin Lampard do të ishte Pulisic, që në 79’ realizon një gol të thjeshtë. Më pas pak histori ka ky takim, me Chelsea që po bën mirë në Premier League.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Arsenal bën përmbysjen 'magjike'