MENU
klinika

Akuzat për mashtrim!

Çifti zviceran e gjykoi për çmimin, Loredana vijon me provokimet

06.11.2019 - 17:44

Dy ditë më parë reperja shqiptare Loredana Zefi ishte pjesë e titujve kryesorë të mediave rozë pasi u vlerësua me çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” nga MTV në Sevilla, Spanjë.

Ky vlerësim u prit mjaft mirë nga fansat e reperes por jo nga çifti zviceran, i cili e ka akuzuar reperen për mashtrim dhe përfitim të parave.

Ndërkohë që Loredana pozonte në tapetin e kuq, çifti zviceran bëri një reagim publik dhe tha se po pret paratë.

“Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por, unë nuk mund ta ndryshoj atë”, ka thënë bashkëshorti i Petras.

Por çfarë mendon Loredana për këto akuza?

Reperja foli për to në një intervistë për “SRF Virus”, ku tha se akuzave do u vijë fundi shumë shpejt. Ajo u shpreh se i pëlqen të provokojë njerëzit, që të nxjerrin inatin që kanë ndaj saj:

“Nuk është problemi im nëse njerëzit besojnë gjithçka që shkruhet. Për këtë arsye, unë vazhdoj t’i provokoj që të nxjerrin më shumë mllefin që kanë ndaj meje”, tha Loredana.

Ajo shtoi se çështja mund të përfundojë deri në mars të vitit 2020. Më pas, Loredana do të bëjë turneun e parë të madh në Gjermani dhe Zvicër.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?