MENU
klinika

Nga arsimi tek infrastruktura

Cilat janë prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë për 2020?

13.11.2019 - 12:14

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj, ka theksuar edhe njëherë se ekonomia e Shqipërisë është në trajektore rritëse që nga viti 2013, duke kaluar kështu mesataren e Rajonit.

Sipas ministres Denaj, të ardhurat në 2020 do të jenë 29.2 miliardë lekë më shumë se viti 2019, ndërsa shpenzimet parashikohet të jenë 532 miliardë lekë.

Ndër të tjera ministrja ka theksuar se buxheti 2020 do të ketë në fokus mbështetjen e 4 sektorëve kryesor të zhvillimit ekonomik: Arsimin, Shëndetësinë, Infrastrukturën dhe Bujqësinë.

Denja ka deklaruar se Arsimi do të marrë 3.3 miliard lekë më shumë se një vit më parë.

“Në Arsim 3.3 miliard lek më shumë. Arsimi është sektor ku u rrit në mënyrë të ndjeshme, në 2020 tekstet shkollore do të jepen falas për 250 mijë nxënës. Investim në arsim dy herë më tepër se një vit më parë”- tha Denaj.

Në sektorin e dytë, Shëndetësinë, sipas Denaj do t’i kushtohen 2.75 miliard lekë më shumë se një vit më parë.

“Sektori i dytë, i Shëndetësisë. Do të ketë 2.75 miliard lekë më shumë. Rikonstruksion 350 milion lekë të qendrave shëndetësore. Efektivitet të shtuar në shërbimet mjekësore. Shpejtim i rezonancës e shërbimeve të tjera. 120 qendrave shëndetësore, rimbursim ilacesh për më shumë se 1000 pacientë.”– shtoi më tej.

Ndërsa sektorit të Bujqësisë për vitin 2020 ministria e Ekonomisë ka parashikuar që t’i ndajë 1.8 miliard më shumë se në vitin 2019.

“Sektori i bujqësisë 1.8 miliard më shumë se 2019. Bujqësia do të rrisë konkurrueshmërinë . Standardet sigurinë ushqimore. Investime 4 më shumë. do të ketë përparësi”– tha ministrja Denaj.

Po ashtu në sektorin e infrastrukturës Denaj ka theksuar se deri në vitin 2022 do të mbyllen projekte rrugore ku aktualisht po punohet.

“Në infrastrukturë brenda 2022 synohet të përfundojnë këto projekte të mëdha. Rruga Arbrit, Milot- Balldren, Orikum-Dukat, Kardhiq – Delvinë, Një pjesë e Unazës së Tiranës, Elbasan -Banjë e Baypass Fier”- tha Denaj ndër të tjera.