Një pjesë e shtypit shqiptar këtu edhe jashtë, ka shkruar këto ditë se qeveria shqiptare ka refuzuar projektin e Pacollit për Divjakën.
Sipas burimeve të Konica.al, projekti ishte parashikuar në vlerën prej 1.7 miliard euro, të ndara në disa faza. Punësimi i siguruar nga ky projekt do të shkonte deri në 30 000 njerëz.
Është e natyrshme që për shkak të mardhenieve, ideues-banka kredituese- zyra projektimi-kontroll vizibiliteti, që të përfshijnë në vetvetë shuma miliona euro, të cilat Pacolli i ka humbur pas këtij refuzimi.
Natyrisht është e vështirë të gjykosh arsyet e refuzimit nga qeveria shqiptare, e cila mund të jetë e natyrave të ndryshme. Mund të jetë rezistence e ambjentalistëve vendas apo e Konventave Ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit – të cilat qeveria shqiptare është e detyruar t’i respektojë. Kjo veçanërisht për Divjakën, e cila është nga pasuritë e pakta dhe të virgjëra që i kanë ngelur Shqipërisë. Mund të ketë edhe arsye të tjera…
Një investim me një kapacitet të tillë, mund të dëmtonte ose të zhdukte një pjesë të madhe të atyre që kanë bërë investime të ngjashme në bregdetin tonë.
Në bisedat me ideatorin e projektit, ai ka theksuar se vlera e Divjakës, më shumë se sa për ujin, -apo zonën që nuk është aq e pastër sa e Jonit, -qëndron në madhështinë e natyrës përreth.
Pikërisht kjo, ruajtja e kësaj natyre dhe jo dëmtimi i saj, e bënte vlerën e projektit realitet.
Për të mos dhënë mendim subjektiv, më poshtë po japim videon që paraqet projektin. Vlerësimi më i mirë behet nga lexuesit…/Konica.al