Skuadrat e Los Angeles pa japin spektakël këtë sezon në NBA. Pas Lakers, që kryeson në Konferencën e Perëndimit, edhe skuadra e Clippers fitoi 134-109 ndaj New Orleans. Clippers ndodhet në vendin e tretë.
Takimi i sotëm është dominuar nga kalifornianët, që korën suksesin e 12-të sezonal. Harrell, që e nisi ndeshjen nga stoli, realizoi 34 pikë për Clippers, mbështetur edhe nga Leonard me 26 pikë.
Ndërsa Dallas ka befasuar Houston Rockets në fushën e këtij të fundit, duke fituar 137-123, ndeshje e dominuar nga miqtë. Një ndeshje e mirë e Doncic, që realizoi 41 pikë e 10 asist, mbështetur edhe nga Hardaway me 31 pikë.
Një dyshe që fitoi duelin me Harden e Westbrook, që së bashku realizuan 59 pikë, por që s’mjaftuan.
Fiton edhe Denver, që triumfoi 116-104 ndaj Phoenix, sfidë me luhatje nga të dyja skuadrat. Millsap me 23 pikë e Murray e Barton me nga 22 pikë secili bënë diferencën në parket për Denver, që ngjitet në vendin e dytë në Perëndim.
Ia del edhe skuadra e Brooklyn, që mundi 103-101 New York, sfidë me rivalitet dhe emocione deri në fund. Më i miri ishte Dinwiddie me 30 pikë. Skuadra e Sacramento, falë 26 pikëve të Barnes dhe 21 të Bogdanovic, mundi 113-106 Washington.