MENU
klinika

NBA

Clippers pretendentë në letër, s’falin Bucks-at

15.11.2019 - 11:15

Në fillim të sezonit apo në ndeshjet e para u duk se Los Angeles Clippers ishte pretendente këtë sezon në NBA. Por New Orleans i ka dhënë një leksion Clippers në ndeshjen e radhës, duke fituar 132-127.

Një ndeshje spektakolare mes dy skuadrave, ku herë kryesonte njëri ekip e herë tjetri. Gjithsesi, në fund triumfoi skuadra e Pelicans, ku u dallua Holiday me 36 pikë, mbështetur edhe nga Favors me 20 pikë e 20 rebound.

Fiton edhe Denver, që ruan pozitat në vendin e dytë në Perëndim, pas triumfit 101-93 ndaj Brooklyn. Më të mirët në fushë ishin Jokic e Harris, me nga 18 pikë secili.

Tjetër ndeshje e mirë për MVP-në e sezonit të fundit, Giannis Antetokounmpo, që falë 38 pikëve e 16 rebound i dha toren ekipit të Milwaukee.

Skuadra e Bucks triumfoi 124-115 ndaj Chicago, ku për vendasit u dallua edhe Bledsoe me 31 pikë. Ekipi i Phoenix mundi 128-112 Atlanta, ndeshje e dominuar nge Suns, me dyshen Oubre-Booker, që së bashku realizuan 57 pikë. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Miami, që mundi 108-97 ndaj Cleveland.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN