Tri ditë më parë futbolli serb u shokua nga një ngjarje e rëndë në Beograd, aty ku i vdekur mbeti një nga tifozët më të rrezikshëm të Partizanit të Beogradit, Ljubomir Markoviç.
37-vjeçari njihej si një nga më të rrezikshmit në tifoskenën serbe dhe jo vetëm. Ai u sulmua në Beograd nga një person që ende nuk është identifikuar.
Markoviç tentoi të largohej, por agresori e ka qëlluar me pistoletë dhe më pas e ka vrarë me 6 plumba, nga të cilët, 2 e kanë kapur në kokë, duke mos i dhënë asnjë shans për të jetuar pas këtij sulmi.
Kjo video është publikuar së fundmi. Atij i është gjetur edhe një pistoletë me vete, por të cilën nuk ka arritur ta përdorë për të mbrojtur veten. Pak vite më parë, Markoviç kishte vrarë një tifoz francez të Toulouse.